Manchester United ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Premier League dhe s’mund të vinte më e këndshme sesa me një fitore ndaj Liverpool.
Erik ten Hag ka fituar betejën e tij të parë të madhe në Premier League, ndaj Jurgen Klopp, me Man United që mposhtën Liverpool me rezultatin 2:1.
‘Djajtë e Kuq’ kaluan në epërsi qysh në minutën e 16’, me Jadon Sancho që dërgoi topin në rrjetë, pasi mashtroi tërë mbrojtjen e Liverpool.
Me golin e Sancho u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, kurse United e nisi vrullshëm edhe pjesën e dytë.
Marcus Rashford shënoi në minutën e 53’ për të dyfishuar epërsinë, me një asistim të marrë nga Anthony Martial.
Liverpool synoi rikthimin në lojë me golin e Mohamed Salah në minutën e 81’, por kjo ishte krejt çfarë bënë ata deri në fund.
Manchester United merr kështu tri pikët e para këtë sezon dhe fitoren e parë nën drejtimin e Erik ten Hag në Premier League.
Ata numërojnë tri pikë. Liverpool mbetet në kuotën e dy pikëve me dy barazime dhe një humbje.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik