Fitorja e dytë e Kosovës në Botëror

15:36 | 18 Gusht 2024
D.H

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.

Të dielën paradite, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Kanadasë me rezultat 26:20, përcjell Arbresh.info.

Dallimi u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën shumë më tepër se kanadezet. Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës u kthye furishëm.

Ndeshja i takoi Grupit II të President’s Cup, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Është kjo faza e dytë grupore. 16 kombëtaret më të mira garojnë për të avancuar në fazën nokaut, ndërsa 16 të tjerat për plasman më të mirë.

Sara Gjergjaj shkëlqeu te Kosova dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Ajo bëri dallimin me shpërthime individuale, sidomos në pjesën e dytë. I shënoi shtatë gola nga shtatë tentime. Diona Dreshaj e Andra Uglani i kishin nga katër gola, kurse tri i shënoi Arona Krasniqi.

Pas dy ditësh Kombëtarja jonë luan ndaj Koresë së Jugut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme