Fitoreve rresht të Arsenalit iu vije fundi në Selhurst Park

17:32 | 28 Tetor 2018
Arbresh Info

Crystal Palace ka ndalur fitoret rresht të Arsenalit pasditen e sotme (e diele) duke barazuar me rezultat 2 me 2.

Ndeshja ndërmjet “Shqiponjave” dhe “Topçinjve” e zhvilluar në stadiumin Selhurst Park në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë përfundoi me rezultat 2 me 2, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë duke realizuar nga pika e bardhë për 1 me 0. Shkodran Mustafi shkaktoi penalti pas një ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë dhe Luka Milivojevic u tregua i saktë ndaj Beno Lenos.

Ylli kosovar, Granit Xhaka realizoi golin e barazimit në fillim të pjesës së dytë duke barazuar shifrat për 1 me 1. Reprezentuesi i Zvicrës realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 52′ duke “bombarduar” portën e nikoqirëve.

Pierre Emeric Aubemayng përmbysi më pas shifrat duke shënuar për 1 me 2 vetëm katër minuta më vonë, gol që u vërtetua me anë të teknologjisë së linjës së golit.

Mirëpo, nikoqirët arritën të barazojnë rezultatin duke shënuar për 2 me 2 si pasojë e një pakujdesie nga Xhaka që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Wilfrid Sahas në zonën e penaltisë. Luka Milivojevic ekzekutoi sërish penaltinë duke barazuar gjithçka.

Arsenali tani ka 22 pikë, katër më pak se Liverpooli në krye të tabelës, ndërsa Crystal Palace qëndron në pozitën e 14-të me vetëm tetë pikë./arbresh.info/

Shikoni golat:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme