Flamurtari ka marrë një fitore të madhe te Besa e Pejës me rezultat të thellë 0-4.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar vetëm pas dy minutave lojë ka gjetur golin e parë në këtë sfidë.
Ishte talenti Almir Ajzeraj që shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 0-1.
Pas golit të shënuar nga mysafirët, futbollistët e Besës u hodhën në sulm për ta kërkuar barazimin.
Balaj i vendasve goditi bukur në minutën e 19-të por vetëm shtylla shpëtoi portierin Shehu.
Portieri i mysafirëve Shehu ishte vendimtar edhe në goditjet e Kasapit dhe Zhivkoviq duke shpëtuar skuadrën e tij në pjesën e parë që përfundoi 0-1.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën edhe golin e dytë me anë të Oscar Mendes që shënoi për 0-2.
Në minutën e 51-të, për Besën në moshën 43-vjeçare u rikthye në fushë edhe Haxhi Zeka.
Zeka kishte disa goditje në vazhdim të ndeshjes por që priti portieri Shehu.
Flamurtari arriti ta shënoj edhe golin e tretë në minutën e 77-të nëpërmjet Alban Shillovës.
E golin e fundit në këtë sfidë për Flamurtarin e shënoi talenti Almir Ajzeraj, gol që ishte i dyti personal për të në këtë sfidë.
Pas kësaj fitore Flamurtari zë pozitën e 10-të në tabelë me 22 pikë të tubuara, tri më shumë se Besa që ndodhet në pozitën e 11-të.
Në ndeshjen e ardhshme, Flamurtari do të përballet me Vllazninë e Pozhoranit në kryeqytet.
Ndërkohë Besa e Pejës do ta ketë një tjetër ndeshje të vështirë pasi do të luaj në udhëtim te kampioni aktual Trepça ’89.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008