Të gjitha ndeshjet e zhvilluara në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020 mbrëmjen e sotme (e premte) kanë përfunduar.
Kampioni i Botës, Franca mposhti me rezultat të thellë 4 me 1 në shtëpi skuadrën e Maldovës dhe golat u shënuan nga yjet si Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Olivier Giroud, shkruan portali arbresh.info.
Anglia ishte e pandalshme kundër Republikës së Çekisë duke e nisur me një fitore bindëse prej 5 me 0 rrugëtimin e tyre drejtë kualifikimit. Superylli Raheem Sterling realizoi hat-trick, Harry Kane shënoi nga pika e bardhë, ndërsa i fundit ishte autogol nga Tomas Kalas.
Portugalia e Cristiano Ronaldos barazoi pa gola në shtëpi kundër Ukrainës, ndërkohë që Luksemburgu fitoi 2 me 1 ndaj Lituanisë.
Islanda fitoi 2 me 0 ndaj Andorrës, ndërsa Bullgaria barazoi 1 me 1 ndaj Malit të Zi.
Ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve luhen në fillim të javës tjetër./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?