Akil Gjakova ka arritur fitoren e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në kategorinë deri në 73 kilogram.
‘Viktima’ e radhës e xhudistit pejan ishte austriaku Samueel Gassner, shkruan Arbresh.info.
Fitorja e Akilit erdhi me Ippon, ashtu sikurse në ndeshjen e parë të tij.
Pas kësaj fitore Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të ‘LO Paris 2024’.
Gjakova në ndeshjen e parë mposhti brazilianin Daniel Cargnin.
Ndeshjen e radhës ai e luan ndaj italian Manuel Lombardo të cilin e kishte mposhtur në finale të Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...