Sevilla kthehet te triumfi në kampionat pas pesë javëve dhe atë e bën në transfertën e Rayo Vallecano.
Sfida e javës së 23-të të La Liga u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, por në fund u mbyll me fitoren 1-2 të miqve.
Takimi u zhbllokua në minutën e 19’ nga En Nesyri, i cili kaloi Sevilla-n në avantazh.
Megjithatë në minutën e 29’, i asituar nga Espino, Palazon barazoi për Rayo Vallecano.
Goli i fundit i kësaj përballjeje u realizua po nga En Nesyri, i cili i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 45’.
Pas kësaj përballjeje, Rayo Vallecano renditet në vend të 13-të me 24 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 15-të me 20 pikë.
Ndërkohë mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu e nisi sfidën në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 86’./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...