Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Femrave, duke mundur në udhëtim Kosovahome Prishtinën me rezultat 67:80 (17:10, 18:25, 13:30, 19:15).
Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke fituar çerekun e parë 17:10, megjithatë skuadra kuqezi nuk u dorëzua dhe zhvilloi një lojë shumë të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 18:25 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 35:35.
Në periodën e tretë, Vëllaznimi dominoi dhe befasoi skuadrën prishtinase, duke fituar bindshëm 13:30, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 48:65. Përkundër shumë tentimeve nga Kosovahome Prishtina, mysafiret e ruajtën epërsinë edhe pse humbën çerekun e fundit 19:15, dhe shënuan fitore të madhe me rezultat 67:80.
Enxhi Xhanaj ishte më e dalluara te Kosovahome Prishtina me 26 pikë e 12 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan dyshja e huaj Sarah Mgrike me 28 pikë, 25 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Ravena Baker me 28 pikë e 7 kërcime.
Kosovahome Prishtina ka një fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore nga dy ndeshje.
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...