Google ADS

Fitore e madhe për Kombëtaren e Kosovës, Hoti dhe Thaçi krenohen me vajzat

22:16 | 18 Shtator 2020
A. B.

Kosova ka mposhtur Estoninë më rezultat 2:0 në ligën e femrave.

Për këtë ndeshje krenar me vajzat e Kosovës po ndihen presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Vajzat e përfaqësueses së Kosovës në futboll na bënë krenarë me fitoren e radhës në kuadër të elmiminatoreve për “Euro 2021” kundër Estonisë. Sukese të mëtejme! #çikatekosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ndërkaq, Hoti tha se me mund mposhten edhe steriotipet gjinore.

“Krenar me vajzat e kombëtares së Kosovës në futboll. Me një lojë të shkëlqyeshme, ato sonte e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0. Vajzat tona po i thyejnë stereotipet gjinore me talent dhe punë ekipore. Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini. Urime dhe shumë suksese në kualifikimet për Euro Women 2021!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme