Peja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 84:111 (18:22, 25:32, 23:26, 18:31), takim që në fakt u zhvillua në ‘Karagaçi’ në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku epërsia më e lartë e pejanëve ishte gjashtë pikë, 14:20, ndërsa kjo pjesë përfundoi 18:22, përcjell arbresh.info.
Epërsia e pejanëve u ngrit në dhjetë pikë, 29:39, e më pas u ngushtua sërish, megjithatë ata u shkëputën sërish për të shkuar në pushim me shifrat 43:54.
Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë dhe kontrolluan lojën. Epërsia u ngrit në 17 pikë, 56:73, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash 66:80. Në dhjetë e fundit, epërsia sa vinte e shtohej, ndërsa Peja triumfoi me shifrat 84:111.
Te Drita u dalluan Nehat Llapashtica me 24 pikë e dhjetë kërcime, Isaiah Johnson me 17 pikë e dhjetë dhe Qëndrim Demi me 24 pikë. Ndërkohë, te Peja u dalluan Trajder Fernandez me 25 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Edgar Garibay me 14 pikë e 19 kërcime, Arian Qallakaj me 24 pikë dhe tetë kërcime, si dhe Ilter Erdem me 12 pikë e 11 asistime.
Peja ka 12 fitore e shtatë humbje, kurse Drita ka 20 humbje në 20 ndeshje./arbresh.info/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë