Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 145:45 (33:7, 22:6, 50:14, 40:18), në xhiron e 22-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit ishin bindshëm më të mirë, që nga fillimi deri në fund, për t’i lënë gjilanasit pa fitore në elitë. Kryeqytetasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 14:2, e më pas ngritën epërsinë në 26:6, ndërsa çerekun e parë e përfunduan me rezultat 33:7. Lojë e ngjashme u zhvillua në periudhën e dytë, me vendasit që vazhduan dominimin, ndërsa mysafirët nuk kishin zgjidhje dhe assesi të këndellen, kurse pjesa e parë përfundoi 55:13.
Skuadra më e trofeshme në basketboll nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku në fund triumfoi me 100 pikë dallim 145:45, që ishte fitorja më e lartë në këtë edicion, ndërsa humbja më e thellë për gjilanasit.
Te Sigal Prishtina gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, kurse u dalluan Meriton Ismaili me 36 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime dhe Muhamedali Janjeva me 29 pikë e 12 kërcime, kurse te Drita u dalluan Qëndrim Demi shënoi 18 pikë dhe Nart Llapashtica me 14.
Sigal Prishtina ka 11 fitore e 11 humbje, ndërsa Drita 22 humbje./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...