Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17), në kuadër të javës së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 26:31, por mysafirët sërish fillojnë shkëputjen për të fituar periudhën e dytë 17:26 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 36:57.
‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në 35 pikë, 51:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:86. Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Trepça triumfoi me rezultat 75:103.
Te Rahoveci u dallua Altin Morina me 16 pikë e tetë asistime, kurse te Trepça u dalluan Amin Hot me 19 pikë, gjashtë kërcime e dhjetë asistime dhe Taurus Ramon Cockfield me 20 pikë e gjashtë asistime.
Rahoveci ka një fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Trepça pesë fitore dhe një humbje.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...