Tenisti argjentinas, fituesi i Indian Uellsit, i cili aktualisht është numri 6 i botës, u kualifikua për në 1/8 e finaleve të turneut Masters të Majemit pasi mundi në dy sete Kei Nishikorin.
Del Potro nuk e pati aspak të vështirë përballjen me japonezin, të cilin e mundi në vetëm 1 orë e 14 minuta lojë, me setet që i mbylli me të njëjtin rezultat: 6-2. Kundërshtari i radhës së Del Potros do të jetë serbi Filip Krajinoviç, i cili mundi francezin Paire.
U kualifikua mes 16 më të mirëve të Mastersit të Majemit edhe Marin Çiliç, i cili eliminoi kanadezin Pospisil me rezultatin 2-0.
Ishte një sfidë e ekuilibruar ajo e zhvilluar mes dy tenistëve, me kroatin që në fund arriti të fitojë të dyja setet 7-5 dhe 7-6.
Surprizën e ditës në turneun e Majemit e bëri Jeremy Chardy, i cili eleminoi Grigor Dimitrovin në dy sete. Francezi diti t’i imponohej bullgarit, i cili është numri 3 i renditjes botërore, teksa i fitoi të dyja setet me të njëjtin rezultat: 6-4.
Preu biletën për në 1/8 e finaleve të turneut në Florida edhe Milos Raoniç, pas fitores së arritur me argjentinasin Diego Schwartzman. Kanadezi fitoi setin e parë vetëm pas “tiebreak”-ut 7-6, ndërkohë që të dytin e pati më të lehtë dhe e mbylli 6-3.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...