Fiton De Laurentiis, Chelsea do ta paguajë klauzolën e Sarrit

14:35 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Nëse Chelsea nuk e paguan klauzolën deri në fund të këtij muaj atëherë Sarri mund të mbahet peng nga De Laurentiis me këtë të fundit që do të jetë i detyruar të derdhë në arkat e trajnerit 1,4 milionë euro në sezon.

Në fund fiton presidenti Aurelio De Laurentiis.

Tentativat e Chelsea-it numri 1 i Napolit të lironte nga kontrata aktuale trajnerin Maurizio Sarri kanë dështuar dhe që tekniku italian të marrë drejtimin e Bluve të Londrës, e vetmja mënyrë është që presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që Sarri ka në kontratën e tij me Napolin e vlefshme deri në 31 maj.

Nëse Chelsea nuk e paguan klauzolën deri në fund të këtij muaj atëherë Sarri mund të mbahet peng nga De Laurentiis me këtë të fundit që do të jetë i detyruar të derdhë në arkat e trajnerit 1,4  milionë euro në sezon.

Por diçka të tillë nuk e dëshiron asnjë nga palët dhe te Chelsea kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të firmosur më pas me Sarrin i cili do të marrë drejtimin e Bluve të Londrës për 4 vitet e ardhshme me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, transmeton “SS”.

Përsa i përket Antonio Contes, ky i fundit pritet të shkarkohet zyrtarisht nga Chelsea në orët e ardhshme me ish trajnerin e kombëtares italiane që do të marrë një dëmshpërblim të majmë prej 20 milionë eurosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme