Spanja është finalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në “Paris 2024”, pasi fitoi me përmbysje ndaj Marokut, duke “thyer” ëndrrën e këtyre të fundit për të triumfuar në një kompeticion të një rëndësie të tillë.
Ndeshja Spanjë-Marok u mbyll me rezultatin 2-1, me golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sanchez në të 85’.
Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.
Tashmë Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”./Ss
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...