Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me paraqitjet fenomenale në Bundesliga 2 me skuadrën e tij Elversberg.
Ai ka realizuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hamburgut, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 40-të, teksa golin e dytë e shënoi në minutën e 51-të.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 4-2, në të mirë të Elverseberg.
Me këta dy gola, Asllani ka shkuar në kuotën e gjashtë golave krahas tri asistimeve, në 10 ndeshjet e para në Bundesliga 2.
Kujtojmë se 22-vjeçari është i huazuar nga Hoffenheimi./Arbresh.info
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...