Junior Firpo nuk preferon të largohet nga Barcelona.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Junior Firpo, nuk ka pasur momentet më të mira të mundshme me skuadrën e Barcelonës.
I transferuar nga Real Betis te Barcelona, Firpo pritej të bënte më shumë, por nuk arriti të fitonte balotazhin me Jordi Alba.
Lojtari tashmë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, por ai do të preferonte të qëndronte dhe të vërtetonte potencialin e tij.
“Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për mua, kisha lëndime të vogla kur isha në formën më të mirë”, ka thënë Firpo, transmeton lajmi.net.
“Dua që gjithmonë të jem pozitiv, erdha në një klub të ri dhe qytet të ri, me lojtarë të mëdhenj, dhe jam në periudhën e adoptimit”, ka shtuar mbrojtësi.
“Dua të kthehem në stërvitje dhe të luaj. Dua të tregoj se jam lojtari që jam dhe arsyen pse kam nënshkruar, gjë që nuk është treguar akoma”, ishin fjalët e Junior.
Firpo erdhi te Barcelona për 18 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...