Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino ka treguar se është koha e duhur për t’u larguar nga Liverpooli.
Firmino do të largohet nga Reds kur kontrata e tij të përfundojë në fund të muajit të ardhshëm.
Largimi i sulmuesit brazilian vjen pas tetë sezoneve dhe ishte i befasishëm, por ka treguar se kjo ishte koha e duhur për t’u larguar nga Anfield.
“Është koha, për fat të keq. Cikli këtu ka përfunduar dhe e kuptoj se është koha për të shkuar. Ndoshta një ditë mund të kthehem, nuk e di, por është koha për t’u larguar”, ka thënë fillimisht Firmino për Liverpool Echo.
“Kthimi si trajner? Ndoshta! Asnjëherë mos thuaj kurrë. Nuk e di. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Mund të jetë për të luajtur, nuk e dini kurrë”.
“Çfarë do të më mungojë më shumë? Gjithçka. Shokët e mi të skuadrës, klubi, tifozët, veçanërisht tifozët, i dua tifozët, ata më kanë mbështetur shumë gjatë këtyre tetë viteve këtu”.
“Jam shumë krenar për gjithçka që kam bërë këtu me ekipin, çfarë arritëm së bashku dhe historinë e bukur që bëmë së bashku”.
“Po lëmë një trashëgimi të madhe. I jam shumë mirënjohës Zotit për të gjitha këto. Jam shumë krenar për atë që arritëm këtu së bashku”.
“Për gjithçka që klubi bëri për mua dhe për familjen time, jam shumë i lumtur për gjithçka”, përfundoi 31-vjeçari brazilian. /Telegrafi/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...