Firmino: Largimi i Coutinhos do të ishte i tmerrshëm

14:27 | 15 Gusht 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino pranon që do të ishte e tmerrshme nëse bashkëlojtari i tij Philippe Coutinho shitet te Barcelona.

“Nuk preferoj të mendoj për këtë sepse do të ishte e tmerrshme”, tha fillimisht ai për ‘Liverpool Echo’, transmeton portali arbresh.info. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por gjithashtu edhe një shok i mrekullueshëm për mua”

“Është normale që skuadrat e mëdha janë të interesuara në futbollin e tij, por fokusi im është tani në skuadrën time”

“Qëllimi im është të fitoj kupa me Liverpoolin në mënyrë që të hyjë në histori të këtij klubi”, shtoi ai./arbresh.info

Të ngjashme