Fiorentina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.
Për epërsinë e Fiorentinës u përkujdes Moise Kean i cili shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e nëntë pas asistimit të Lucas Beltran.
Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e dytë kësaj radhe me Beltran që ishte në rolin e golashënuesit dhe realizoi për 2-0 nga pika e bardhë në minutën e 17-të.
E tëra çfarë mund të bënin mysafirët në këtë sfidë ishte goli i Manu Kones për 2-1 në minutën e 37-të.
Pak minuta pa përfunduar pejsa e parë, Kean gjeti sërish rrjetën duke shënuar për rezultatin 3-1 pas asistimit të Eduardo Boves.
Në pjesën e dytë Fiorentina shënoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar një fitore spektakolare.
Bove kaloi në rolin e golashënuesit duke realizuar për 4-1 pas asistimit të Andrea Colpanit në minutën e 52-të, teksa për rezultatin përfundimtar ishte Mats Hummels ai që shënoi në portën e tij për 5-1 në minutën e 71-të.
Pas kësaj humbje Roma mbetet në pozitën e 11-të me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Fiorentina tashmë ngjitet në pozitën e katërt dhe ka 16 pikë.
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpre...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...