Fiorentina prinë garën për Thiago Silva-n

19:29 | 18 Qershor 2020
Arbresh Info

Fiorentina është duke prirë në garë me Milan-in dhe Everton-in për shërbimet e Thiago Silva-s, i cili do jetë agjent i lirë.

Sipas Sky Sport Italia, Fiorentina do t’i pranojë të gjitha kushtet personale që ka lojtari, transmeton portali arbresh.info.

Everton është gjithashtu i interesuar, sidomos Carlo Ancelotti, i cili e ka stërvitur lojtarin më herët.

Ndërsa, kishte raportime për rikthimin në “San Siro”, aty ku braziliani kalojë tri vite nga 2009 deri në 2012.

Mirëpo, thuhet se 36-vjeçari pëlqen transferimin te Fiorentina./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme