Fiorentina ka fituar 3-0 ndaj Napoli dhe praktikisht i ka dhënë Juventus titullin kampion në Serie A, pasi bardhezinjtë kanë katër pikë më shumë se napolitanët kur mbeten edhe tre ndeshje nga fundi.
Kalidou Koulibaly, heroi i fitores së Napoli në fushën e Juventus, u bë protagonist negativ këtë herë pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e nëntë, duke i lënë miqtë me dhjetë futbollistë praktikisht për të gjithë ndeshjen.
Napoli bëri vetëm një goditje në portën e Fiorentinës gjatë gjithë pjesës së parë duke vendosur një rekord negativ në këtë sezon, ndërsa Fiorentina e ndëshkoi me golin e Giovani Simeone, kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë.
Djali i trajnerit të Atletico, Diego Simeone, shënoi edhe golin e dytë për “vjollcët”, kur u mbush një orë lojë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe ndoshta të gjithë kampionatit.
Në kohë shtesë pati kohë edhe për golin e tretë nga argjentinasi i talentuar. Ky ishte goli i 13-të për të në këtë sezon.
Napoli nuk mundi të reagojë dhe pas kësaj humbje do të ketë nevojë për një mrekulli të vërtetë sportive, ndërsa Fiorentina mbetet në garë për një vend në Europa League, pasi Milan i vendit të shtatë është vetëm tre pikë larg.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?