Fiorentina dhe Lazio kanë zhvilluar një nga ndeshjet, më të bukura të këtij sezoni të Serie A.
Lazio fitoi takimin duke qenë tre herë në disavantazh, por që në fund arritën të merrnin tre pikët e plota.
Golat për skuadrën vendase i shënoi Jordan Veretout (16’, 31’, 54’), ndërsa për Lazion, Luis Alberto (39’, 73’), Martin Caceres (45’) dhe Felipe Anderson (69’).
Lojtari më i mirë i ndeshje u shpall spanjolli i Lazios, Luis Alberto, i cili u vlerësua me notën maksimale dhjetë.
Në portë për mysafirët, si gjithmonë ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe u vlerësua me notën 6.2.
Ndërsa, lojtari më i dobët ishte portieri i Fiorentinës, Sportiello, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe u vlerësua me notën 5.8. /arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...