Finlanda fiton ndeshjen “pa interes” ndaj Danimarkës

21:37 | 12 Qershor 2021
KRG

Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e parë të grupit B në Kampionatin Evropian.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 60-të nga Pohjanpalo, shkruan Gazeta Express

Por, rezultati i kësaj ndeshje mbeti në rend të dytë. Kjo pasi futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë pas sulmit që pësoi në zemër pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Menjëherë ndërhynë bashkëlojtarët e më pas edhe stafi mjekësor, duke ia rikthyer vetëdijen Eriksenit.

Ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij është stabile.

Më pas, ndeshja vendosi të riniste në orën 20:30, aty ku ishte pezulluar.

Kështë, Finlanda debuton me fitore në Kampionat Evropian dhe merr përkohësisht primatin në grupin B.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme