Finalja Tottenham – Liverpool, statistikat e pjesës së parë

21:55 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Tottenhami është në një disavantazh minimal prej 0 me 1 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Si rrallë herë në ndonjë ndeshje, takimi i sotëm (e mërkurë) filloi një formë të jashtëzakonshme duke u akorduar penalti pas vetëm 24 sekondave lojë, shkruan portali arbresh.info.

Një goditje nga Sadio Mane e ndalur me dorë nga Sissoko nuk i iku gjyqtarit Damir Skomina që drejtoi menjëherë gishtin treguar te pika e bardhë duke akorduar penalti në favor të “Redsave”.

Mohamed Salah ekzekutoi goditjen duke shënuar për 0 me 1 pas vetëm 2 minutave lojë.

Sulmuesi egjiptian hyri në histori të Ligës së Kampionëve për golin e dytë më të shpejtë në një finale të këtij kompeticioni.

Pjesa tjetër e ndeshjes u dominua me posedim nga “Spursët” me 61 për qind ndërkohë që Liverpooli është para për nga gjuajtjet drejtë portës dhe përpjekjeve për të shënuar./arbresh.info/


Shikoni më poshtë statistikat e plota:

Finalja Tottenham – Liverpool, statistikat e pjesës së parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme