Finalja Francë – Kroacia, historia tregon kush është favorit për të triumfuar në Kampionatin Botëror

17:34 | 13 Korrik 2018
Arbresh Info

Finalja Francë – Kroacia, historia tregon kush është favorit për të triumfuar në Kampionatin Botëror

Kampionati Botëror 2018 do të arrijë kulmin të dielën kur Franca dhe Kroacia të takohen në finale.

Kroacia ka luajtur tri herë nga 120 minuta dhe kanë mposhtur Anglinë në gjysmëfinale me rezultat 2 me 1, ndonëse “Tre Luanët” siguruan epërsinë me një supergol nga gjuajtja e lirë e ekzekutuar nga Kieran Trippier, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, kroatët nuk shfaqën shenja se janë dorëzuar, në fakt ata arritën të gjejnë portën derisa kishin mbetur edhe 20 minuta lojë deri në fund të kohës së rregullt dhe më pas shënuan edhe në vazhdime.

Ndërkohë, “Blutë” kaluan në finalen e së dielës me një fitore me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Belgjikës. Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti shënoi supergol me kokë duke e dërguar për të tretën herë Francën në finale të Kampionatit Botëror.

Pas 20 viteve që nga triumfi i fundit në vitin 1998, e gjithë vëmendja është tek Kylian Mbappe që pritet t’i inspiroj ata për t’i siguruar një fitore tejet të rëndësishme.

Franca – Kroacia, rekordet nga përballjet mes tyre

Shenjat janë pozitive për “Blutë” që janë në kërkim të titullit të tyre të dytë.

Fatmirësisht për skuadrën e Didier Deschamps, Kroacia nuk e ka mposhtur asnjëherë Francën në pesë ndeshjet e zhvilluara mes tyre, transmeton portali arbresh.info.

20 vite më parë, gjatë triumfit të Francës në Kampionatin Botëror 1998, “Blutë” mposhtën Kroacinë me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinale.

Franca fitoi miqësoret në vitin 1999 (3 me 0) dhe atë në vitin 2000 ( 2 me 0).

Megjithatë, lajmi i mirë për Kroacinë është fakti që në dy takimet e fundit mes tyre kanë përfunduar baras: 2 me 2 në Kampionatin Evropian 2004 dhe 0 me 0 në vitin 2011.

Skuadrat takohen për herë të parë pas shtatë vite./arbresh.info/

A mund ta ndryshoj Kroacia historinë?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme