Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërkojnë sonte trofeun e fundvitit

10:07 | 26 Dhjetor 2024
A Z

Sonte nga ora 19:00, në “Arenën Kombëtare”, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit.

Të dyja skuadrat kërkojnë një trofe si dhuratë për festat e fundvitit, por vijnë në kushte të ndryshme.

Egnatia vjen si kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Kukësi është finalist i Kupës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa pavarësisht se Federata Shqiptare e Futbollit organizon këtë trofe, nuk siguron asnjë premio për ekipin fitues.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme