Google ADS

Finalja e madhe sonte në EURO 2024, te kush do të shkojë titulli?

09:15 | 14 Korrik 2024
E.H

Sot zhvillohet ndeshja kryesore në kuadër të EURO 2024-shit, ajo e finales mes Spanjës dhe Anglisë.

Që të dyja kombëtaret janë të shkëlqyera, dhe shquhen për lojën mahnitëse që bëjnë.

Duke filluar nga ora 21:00, në Olympiastadion spanjollët dhe anglezët ballafaqohen për të fituar kupën e Kampionatit Evropian, shkruan Klankosova.tv.

Spanja po lufton për titullin e saj të katërt në kuadër të Evropianit, ndërsa anglezët janë në finalen e tyre të dytë.

Ndërkaq, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar gjyqtarët e kësaj përballje madhështore dhe tejet emocionuese.

François Letexier, Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni dhe Szymon Marciniak janë përzgjedhësit e UEFA-së, si arbitrat që gjykojnë ndeshjen përfundimtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme