Forca të armatosura policore, pengesa rrugore dhe teknologjia për njohjen e fytyrës do të jenë të pranishme në operacionin më të madh të sigurisë në vit te ndonjë ngjarje sportive në finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve në Cardiff.
Juventusi do të përballet me Real Madridin në ‘Principality Stadium’ dhe policia në kryeqytetin uesllian ka lansuar një operacion të panjohur më parë për të mbajtur rreth 200.000 tifozët të sigurt, pas sulmit me bombë në Manchester që la të vdekur 23 persona, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 2.000 policë do të jenë në patrullë derisa kulmi i stadiumit do të jetë i mbyllur për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm me dron.
Çantat janë të ndaluara dhe dy rimorkio gjigante do të jenë në dispozicion për hedhjen e tyre, ndërsa tifozët do të kontrollohen mirë para se t’i lejohet hyrja.
Teknologjia për njohjen e fytyrës do të jenë gjithashtu në dispozicion për të monitoruar vizitorët./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...