Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në finalen e Kupës së Kosovës, do të ketë transport falas për tifozët e klubit.
“Për tifozët llapjanë në mbështetje të futbollistëve tanë, komuna ka organizuar transportin nga stacioni i autobusëve në ora 18:00 për në stadiumin “Fadil Vokrri””, ka shkruar Bulliqi.
Ai i ka uruar suksese Llapit në këtë përballje, e cila është e vlefshme për dalje në garat evropiane.
“Na bëni krenarë kampiona!” ka shtuar ai.
Llapi sot do të ballafaqohet me Dritën e Gjilait, me fillim në ora 20:00.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...