Google ADS

Finalja e Kupës/ Prishtina kërkon Evropën përmes Kupës, Ballkani titullin e dytë këtë sezon

08:58 | 22 Maj 2024
D.H

Prishtina dhe Ballkani luajnë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës sonte në Drenas.

Ndeshja fillon në ora 15:00, shkruan Arbresh.info.

Pas triumfit të titullit kampion, Ballkani kërkon kupën e dytë të sezonit.

Teksa Prishtina kërkon që të shpallet kampion i Kupës së Kosovës dhe të marr biletën për Evropë.

Për Prishtinën kjo do të jetë hera e 12-të që është në finale, derisa ka fituar nëntë herë trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës, kurse Ballkani ende nuk e ka në sirtarin e trofeve këtë titull.

Kryeqytetasit janë kampion në fuqi të Kupës së Kosovës pasi kanë mposhtur Gjilanin në finale sezonin e kaluar./Arbresëh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme