Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 24 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të martën.
Në këtë ndeshje, që nis në orën 20:45, do të takohen Feronikeli dhe Trepça ’89. Feronikeli deri më tash e ka fituar dy herë këtë trofe (2014, 2015) derisa Trepça ’89 e ka fituar një herë në vitin 2012, transmeton Koha Ditore.
Fituesi i këtij trofeu do të sigurojë pjesëmarrjen në parakualifikimet për Ligën e Evropës në edicionin 2019/20. Fituese në fuqi e Kupës së Kosovës është Prishtina.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë