Google ADS

Finalja e katërt e Championsit për Guardiolën, vetëm një trajner ka më shumë

10:48 | 18 Maj 2023
A. B.

Pep Guardiola e arriti finalen e katërt të Ligës së Kampionëve si trajner pasi me Manchester Cityn e tij e eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale mbrëmë.

Ajo e Stambollit do të jetë finalja e dytë e Championsit për Guardiolën si trajner i “Citizens”, kurse dy të tjera i kishte me Barcelonën.

Me këtë rast, me katër finale në garën më prestigjioze të futbollit evropian ai iu bashkua trajnerëve të mëdhenj si Marcello Lippi, Jurgen Klopp e Alex Ferguson.

Vetëm një trajner ka statistika më të mira se Pep në këtë aspekt: është Carlo Ancelotti ai i cili e ka shijuar pesë herë si trajner finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrëmë dështoi ta bënte një gjë të tillë për herë të gjashtë.

Guardiola synon ta fitojë trofeun e tretë të Championsit, ndërsa dy herë e kishte fituar me Barcelonën e një herë kishte dështuar në finale me Man Cityn.

Në këtë rast, ai do t’i afrohej prapë Ancelottit, i cili i ka katër trofe të Ligës së Kampionëve të fituar si trajner, dy me Milanin dhe dy me Real Madridin. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme