Finalja e shumëpritur e Kampionatit Evropian 2024 do të zhvillohet midis Spanjës dhe Anglisë, dy nga fuqitë më të mëdha të futbollit në Evropë.
Kjo ndeshje premton të jetë një spektakël emocionues për të gjithë tifozët e futbollit dhe do të zhvillohet të dielën (14 korrik) nga ora 21:00.
Finalja zhvillohet në stadiumi Olimpik të Berlinit, një nga stadiumet më ikonike në Evropë. Ky stadium ka një kapacitet prej rreth 74,000 spektatorësh dhe është i njohur për atmosferën e tij elektrizuese.
Finalja e Euro 2024 midis Anglisë dhe Spanjës pritet të jetë një ndeshje emocionuese dhe e nivelit të lartë. Me dy ekipe të fuqishme dhe lojtarë të veçantë në të dyja anët, ky është një takim që të gjithë tifozët e futbollit duhet ta shikojnë me ëndje.
Spanja ka pasur një rrugë të fortë deri në finale, duke mposhtur kundërshtarë të fortë si Italia, Shqipëria dhe Kroacia në grupe, ndërsa në fazën e eliminimit direkt, fillimisht mposhti Gjeorgjinë, pasi rrëzoi gjigantë si Gjermania dhe Franca.
La Roja ka shënuar 13 gola, ndërsa ka prenuar vetëm tri deri tani në Euro 2024.
Në anën tjetër edhe pse pritej ta kishte rrugën e lehtë, Anglia hasi në shumë vështirësi, pasi që në grup edhe pse doli e para, mori vetëm një fitore me Serbinë, ndërsa barazoi me Danimarkën dhe Slloveninë.
Në fazën e eliminimit direkt, mposhti në vazhdime Sllovakinë, pastaj Zvicrën me penallti, ndërsa sot eliminoi Holandën për të kapur finalen.
Anglia deri tani ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka pranuar katër.
Anglia dhe Spanja kanë një histori të gjatë përballjesh, me shumë ndeshje të rëndësishme në kompeticione ndërkombëtare. E fundit ndeshje e madhe midis këtyre dy ekipeve ishte në UEFA Nations League, ku Anglia fitoi 3-2 në vitin 2018.
Por tani, në krye të ekipeve janë De la Fuente dhe Gareth Southgate, për të parin finalja e parë, ndërsa për të dytin e dyta radhazi në Kampionatet Evropiane.
Në pesë ndeshjet e fundit, dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...