Google ADS

Finalja e Champions League, formacionet zyrtare

19:41 | 10 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Ka ardhur dita për të kurorëzuar mbretin e futbollit europian.

Manchester City do të përballet me Interin në finalen e Champions League në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll, Turqi.

Manchester City do të kërkojë të sigurojë “The Treble” me Erling Haaland që kryeson sulmin me 12 gola deri më tani në edicionin e këtij viti të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se nuk ka shënuar kundër Real Madridit në raundin e kaluar.

Ndërkohë, Interi duke qenë surpriza e finales së këtij viti do të shkojë drejt Stambollit për të fituar kurorën e katërt të Ligës së Kampionëve të udhëhequr nga dyshja vdekjeprurëse Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

City: Ederson, Akanji, Stones, Dias, Ake, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland


Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Dzeko, Lautaro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme