Gara për titullin e La Ligës po bëhet gjithnjë e më interesant.
Barcelona ka lëshuar pikë të premten mbrëma duke barazuar 0-0 me Sevillën, për t’ia dhënë mundësinë Realit që t’i bashkohet atyre në renditjen e La Ligës, nëse fitojnë ndeshjen e së dielës kundër Real Soecidad.
Barcelonës i kanë mbetur edhe 8 finale, kurse Realit 9 me sfidën e nesërme.
Kalendari deri në fund e favorizon më shumë Realin.
Në javën e 31-të Barça do të presë skuadrën e Athletic Bilbaos, derisa në atë të 32-tën i shkon Celta Vigos.
Pastaj në të 33-tën, e pret në ‘Camp Nou’ Atletico Madridin, më pas luan si mysafirë i Villarreal, një teren i vështirë derisa në xhiron e 35 pret në ‘Camp Nou’ Espanyolin.
Kurse Madridi, pas Real Sociedadit, do të ketë punë me Mallorcan, pastaj në udhëtim me Espanyolin.
Athletic Bilbao dhe Villarreal gjithashtu janë kundërshtar të Los Blancos, ashtu si të Barcelonës.
Gara do të vazhdojë të jetë tërheqëse deri në fund, një gabim në këtë fazë do të ishte fatal për secilën skuadër dhe Barcelona tashmë e bëri një hap falas që mund t’i kushtojë në fund. /Gazeta Express/
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Çitaku: Krenari, punë dhe ën...
Aksident në Drenas, rrokulliset një veturë
Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për të prekurit nga ur...
Izraeli nis sulme të reja në Liban
Makina përplaset me kamionin në Lezhë, dy të plagosur
Të miturit e Qendrës Korrektuese në Lipjan angazhohen për nd...