Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot (e hënë) ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2019, ku ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin e Kosovës.
Bordi i FBK-së ka vendosur që Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll të organizohet në qytetin e Rahovecit nga KB Rahoveci. Kupa do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt.
Gjithashtu është vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të organizohet më 29 shkurt 2020 në Prishtinë, si dhe ka vendosur që të kërkojë nga të gjithë anëtarët e saj të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës deri me datën 28 Shkurt 2020.
Ndër të tjera Bordi ka miratuar Raportin Financiar për vitin 2019, Planin e Veprimit për vitin 2020, Buxhetin për vitin 2020, Planin e Marketingut për vitin 2020, Projektin e Minibasketbollit për 2020-2021./arbresh.info.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...