UEFA dhe ECA janë duke biseduar për planin B për Ligën e Kampionëve, duke e quajtur turniri Final 8 që të zhvillohet në Portugali dhe të përfundojë me 22 gusht.
Plani është që gara të zhvillohet deri në fund, ndërsa çerekfinalet të zhvillohen me dy ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Sipas planit të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve do zhvillohen mes datave 4 gusht deri në 29 gusht.
Sipas Mundo Deportivo, që final 8 të zhvillohet njësoi, pra nëse ndeshja përfundon me barazim, atëherë vazhdojnë në kohë shtesë ose penallti.
Nuk është e lejuar që të zvogëlohen numri i ndeshjeve, por gjithashtu do mundohet të zbritet udhëtimi gjatë kohës së pandemisë.
Pritej që finalja të zhvillohet në Stamboll, mirëpo shkaku i sigurisë mund të zëvendësohet me Lisbonën, qytet i cili është më i paprekur nga Covid-19.
Gjermani gjithashtu shihet si vend tjetër ku mund të zhvillohen ndeshjet, por Portugalia do të zgjidhte edhe disa probleme tjera./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...