Google ADS

Fillon të publikohet lista finale për Topin e Artë

17:44 | 28 Tetor 2024
D.H

Ka filluar të zbulohet lista e finale për fituesin e çmimit të Topit të Artë për këtë vit.

Minuta më parë janë publikuar edhe emrat e parë të kësaj liste.

Vendi e 29-të, e ka zënë Artem Dovbyk i Romës i cili ka pasur sezon fenomenal me Gironan vitin e kaluar, teksa në pozitën e njëjtë është Matts Hummels, finalisti i Ligës së Kampionëve me Dortmundin.

Alejandro Grimaldo është i 28-ti, ku fitoi me Levrkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, teksa ishte finalist i Ligës së Evropës.

Vitinha është i 27-ti në këtë listë kurse Declan Rice e ka zënë vendin e 26-të.

Fantazisti anglez, Cole Palmer është i renditur i 25-ti, kurse mbrojtësi i Arsenalit William Saliba, është i 24-ti.

Një tjetër futbollist nga Premier League është Ruben Dias i cili u rendit i 23-ti këtë vit.

Vendi i 22-të është rezervuar për mbrojtësin e Real Madridit, Antonio Rudiger i cili ka fituar La Ligan, Champions League si dhe Superkupën e Spanjës./Arbresh.info

Teksa, ylli anglez, Bukayo Saka është i renditur në pozitën e 21-të.

Në garë për “Topin e Artë” është edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, kurse emri kryesor i cili po flitet se do ta fitojë këtë çmim është Rodri.

Emri i fituesit do të zbulohet nga ora 20:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme