Google ADS

Fillon shitja e biletat për ndeshjen e parë të Ballkanit në Play-Off

16:44 | 18 Gusht 2023
KRG

FC Ballkani ka njoftuar te gjithë tifozët e skuadrës së tyre se tanimë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e parë të tyre në Play-Off.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 gusht, ndërsa shitja e baleteve ka filluar me sistemin online, shkruan arbresh.info.

Skuadra nga Suhareka, ka falënduar të gjithë përkrahësit e tyre në këtë rrugëtim.

Ndeshja e parë e tyre, do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.

Ballkani dje arritur ta mposht Linconl Red, në ndeshjen kthyese me rezultat 1-3 ( rezultati i përgjithshëm ishte 1-5).

Kjo është hera e dytë që skuadra kosovare arrin të kalojë në Play-Off në Conference League. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme