Tashmë ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Kujtojmë që kjo ndeshje është ndeshja e dytë që dy kombëtarët takohen mes vete, në ndeshjen e parë të luajtur Kosova ka pësuar humbje me rezultat 3-1, shkruan arbresh.info.
Spanja gjendet në vendin e parë në grupin B me dhjetë pikë, Suedia në vendin e dytë me nëntë pikë, Kosova në vendin e tretë me katër pikë, Greqia në vendin e katër me tre pikë dhe Gjeorgjia në vendin e fundit me një pikë.
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/sport/formacionet-zyrtare-kosove-spanje1/
“Dardanët” do të synojnë një rezultat pozitiv gjatë kësaj ndeshje.
Ndërsa Spanja dëshiron të mbrojë vendin e parë në tabelë me një fitore bindëse.
Në Sondazhin e publikuar nga faqja kryesore e UEFA-së, 37% e ndjekësve kanë votuar për Kosovën ndërsa 58% për Spanjën dhe 5% kanë votuar se ndeshja do të përfundoj barazim. /arbresh.info/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë