Ndeshja e shumëpritur në Prishtinë mes Kosovës dhe Anglisë sapo ka filluar.
Përballja në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Euro 2020 mes Kosovës dhe Anglisë sapo ka nisur, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri Bernard Challandes ka bërë vetëm një ndryshim në formacion nga ndeshje kundër Çekisë para tri dite duke futur në vend të Rashkajt mesfushorin Ibrahim Dresevic.
Nga ana tjetër, ndryshe nga ajo që pritej, trajneri Gareth Southgate ka vendosur një super skuadër të në fushë duke startuar edhe me superyllin Harry Kane.
Anglia kërkon tri pikë për të siguruar pozitën e liderit në Grupin A, ndërsa Kosova luan për t’i arkëtuar të gjithë të pranishmit në tribuna dhe popullin shqiptarë për shkak se nuk mund të kualifikohemi me anë të këtij grupi.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...