Fillon Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar punën e tij. Kuvendi po mbahet në ambientet e FFK-së. Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.