Me fillim nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 ka filluar tashmë në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.
Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Shorti do të vendosë çiftet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ për finalen, për arsye procedurale.
Shortet janë të hapura, kështu që nuk ka ndonjë ndalesë për çiftet. Çdo ekip mund të shortohet kundër çdo ekipi tjetër, qoftë edhe nga vendi i njëjtë.
Skuadra e parë e shortuar e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të tërhequr në short.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1504746408901029889?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504746408901029889%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshorti-per-cerekfinalet-gjysmefinalet-dhe-finalen-e-liges-se-kampioneve-te-sezonit-2021-22%2F
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet me 5 dhe 6 prill, ndërsa ato kthyese me 12 dhe 13 prill.
Gjysmëfinalet e para është paraparë të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, teksa ato të dytat me 3 dhe 4 maj. Finalja me 28 maj./Telegrafi/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...