Fillojnë punimet për stadiumin e qytetit në Gjakovë

15:35 | 11 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka filluar punimet për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

2.5 milionë euro janë ndar nga komuna për këtë projekt.

“Filluan punimet për vazhdimin e Stadiumit të Qytetit nga dy kompani serioze, konkretisht tribuna lindje dhe jug si dhe pjesa e fushës e cila do të shëndrrohet në tërësi. Më entuziazmon fakti që ky projekt madhor, do t’iu shërbejë shumë gjeneratave ndër vite, duke qenë një tempull i sportit dhe kulturës. Për këto faza që i nisëm sot, Komuna e Gjakovës do të investojë rreth 2.5 milionë euro. Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë”, ka shkruar Gjini.


Stadiumi ka qenen në punime tash e disa vite./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme