Chelsea pritet të mbetet pa futbollistin e saj kryesor Eden Hazard, pasi belgu është pranë kalimit në Real Madrid në afatin kalimtar veror.
Londinezët nga shitja e belgut pritet t’i arkëtojnë mbi 100 milionë euro dhe ato para do të shfrytëzohen për ta përforcuar ekipin.
Siç ka raportuar Daily Mail, Chelsea tanimë e ka gjetur zëvendësuesin e Hazardit tek gjiganti holandez Ajax Amsterdam.
Fjala është për sulmuesin e talentuar brazilian David Neres që ka shkëlqyer këtë edicion në Holandë dhe në garat evropiane.
22-vjeçari në 50 ndeshje zyrtare këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 15 asistime.
Chelsea tanimë ka nisur bisedimet me Ajaxin dhe është gati ta transferojë atë në Stamford Bridge.
Për ta bindur kampionin e ri të Holandës të heqë dorë nga ylli i tyre, Chelsea ka ofruar 45 milionë funte.
Por gjithnjë sipas Daily Mail, Ajax është duke kërkuar rreth 55 milionë funte për të hequr dorë nga reprezentuesi brazilian.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...