Fillimisht ironizoi Roma me shqiptarët për shkak të finales së Ligës së Konferencës, Edi Rama ua kthen Giallorossëve

11:12 | 24 Maj 2022
A. B.

Nesër nga ora 21:00, do të luhet finalja e garës më të re të UEFA-s, Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Por, Giallorossët në momentin që kaluan në finale, nuk ngurruan të ironizonin me shqiptarët, të cilët në kushte të rënda, ishin detyruar të shkonin me anije në Itali – për një jetë më të mirë.

Mirëpo, derisa finalja po afron, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka hezituar t’ua kthejë batutën klubit italian.

“MIRËMËNGJES ?. Hajdeni hajdeni????”, është mbishkrimi i tij në Facebook, e përcjell me postimin e Romës.

Në këtë aspekt, Rama ka thumbuar paksa edhe tifozët e Romës, që kanë arritur në një numër të madh në Tiranë, duke bërë një skenë sikurse të ishin imigrant.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme