Fillim i “çmendur” në Camp Nou, dy gola për pesë minuta

21:00 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Barcelona është befasuar në ndeshjen si nikoqir ndaj Gironas mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Gjiganti katalunas pranoi gol pas vetëm tre minutave lojë në takimin si nikoqir në Camp Nou në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Ernesto Valverdes pësoi nga sulmuesi Peru që realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Mbrojtësi francez Umtiti u tregua i pa vëmendshëm duke u mposhtur nga sulmuesi qendror i Gironas.

Sidoqoftë, lideri në La Liga u përgjigj menjëherë duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm dy minuta më vonë.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez riktheu në lojë gjigantin spanjoll duke shënuar një gol të bukur (5′) pas asistimit nga superylli Linel Messi./arbresh.info/

Të ngjashme