Kristjan Asllani tashmë mund të quhet lojtar i Interit.
Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Empoli për të firmosur një kontratë me ekipin zikaltër.
Asllani është vetëm 21 vjeç, dhe ky është një hap mjaft i rëndësishëm për karrierën e tij.
Së fundmi për të ka folur trajneri i tij i parë Cristiano Filippi , në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tregon përshtypjet e tij të para për talentin e Kombëtares kuqezi.
Filippi tregon se Asllani spikati që në ndeshjen e parë, ku shënoi një eurogol pasi la pas tre kundërshtarë.
Trajneri italian shton se sytë iu përlotën në momentin kur e pa ti shënonte gol Interit në Serinë A, duke ndjerë krenari që dikur ka qenë një prej lojtarëve që ka stërvitur.
“Më besuan kategorinë e të rinjve. Babain e Kristjanit e njihja, sepse çdo ditë kaloj nga shtëpia e tyre. I sugjerova që ta linte të luante me ne.
Në javët e para e dinim se ai ishte i fortë, por debutimi i tij në ligë ishte i çmendur! Ai kishte fanellën me numrin 7, i rrinte shumë më e madhe shumë sepse ishte shumë më i shkurtër se të tjerët.
Ai bëri një eurogol të vërtetë, duke ulur tre kundërshtarë. Empoli pak kohë më parë ka postuar videon edhe në kanalet e tij sociale.
Natyra i ka dhënë këmbë, të cilat ai di t’i përdorë të dyja shumë mirë dhe vështirë se bën të njëjtin gabim dy herë, por ai është i zoti të përmirësohet vazhdimisht. /arbresh.info/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe