Fikayo Tomori pranon se Milani nuk mund të fitojë çdo ndeshje, por premton se kuqezinjtë do të përkushtohen maksimalisht pavarësisht nga kundërshtarët.
Milani është kryesuesi i tabelës së Serie A me tri pikë epërsi ndaj Napolit dhe katër pikë më shumë se rivalët e Interit, që kanë një ndeshje më pak. Ata do të përballen nesër me Cagliarin në udhëtim dhe tashmë kanë luajtur kundër të gjithë rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë në pjesën e dytë të sezonit.
Megjithatë, ata morën barazime kundër Udineses dhe Salernitanas gjatë muajit të fundit, duke mësuar se asnjë fitore nuk duhet marrë si e mirëqenë.
“Thjesht, ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne përpiqemi, por futbolli është i tillë”, ka thënë fillimisht Tomori për La Gazzetta dello Sport.
“Mund t’u them tifozëve tanë se ne e marrim shumë seriozisht çdo ndeshje, pavarësisht pozicionit të kundërshtarit në tabelë. Çdo kundërshtar mund të jetë i rrezikshëm”.
“Interi është një ekip i shkëlqyer, Napoli ka cilësi dhe mua më pëlqejnë shumë Juventusi dhe Roma. Të gjithë kanë pikat e forta dhe të dobëta, ashtu si ne. Tabela do të tregojë se kush është më i miri”.
“Jemi përmirësuar padyshim. Kemi më shumë përvojë dhe mësojmë diçka të re çdo ditë me Piolin. Punojmë për gabimet që bëjmë dhe kjo po na ndërgjegjëson. Jemi një grup i madh, luajmë si ekip. Jemi të fortë në kundërsulme dhe në krahë, kemi një fazë të mirë mbrojtëse. Ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kemi energji”.
“Ne e dimë se ku jemi dhe ku duam të arrijmë. Është një moment vendimtar dhe ne duhet të jemi gjithmonë të fokusuar”, përfundoi mbrojtësi anglezi.
Tomori, 24 vjeç, ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol. Milani e bëri lëvizjen e tij të përhershme nga Chelsea një vit më parë pas një huazimi gjashtë mujor në pjesën e dytë të 2020/2021.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...